Rreth projektit TERRE 

TERRE Territori, Energjia & Punësimi është një projekt i bashkëfinancuar nga Programi Ndërkombëtar i Europës Juglindore, në të cilin përfshihen 13 partnerë nga 9 shtete: Italia, Austria, Hungaria, Bullgaria, Sllovenia, Rumania, Kroacia, Bosnja dhe Hezergovina dhe Shqipëria. Vlera totale e projektit është 2,185,630.00 EUR. 

TERRE synon të eksperimentojë dhe të demonstrojë se një shfrytëzim i mençur dhe i integruar i burimeve vendase për të prodhuar energji të rinovueshme, është një mjet efikas për zhvillim e qëndrueshëm dhe vet-gjenerues vendas në zonat përkatëse, bazuar në PPP (Partneritetet Private Publike) midis institucioneve publike, operatorëve privatë dhe komuniteteve lokale, për të përfituar të ardhura dhe mundësi punësimi në zonat më pak të zhvilluara ose ato anësore, duke promovuar në këtë mënyrë rrugët e modeluara të rritjes dhe të zhvillimit, bazuar në përdorimin e duhur të burimeve vendase. 

 Për shkak të karakteristikave shumënivelëshë dhe ndërsektoriale të TERRE, dhe të faktit e të mos qenit në mënyrë strikte një projekt energjie, grupet e interesit do të mbulojnë aktivitete dhe disiplina të ndryshme:

Grupet e interesit/përfituesit: 

• Politikëbërësit në një nocion më të gjerë (politikanët, administratorët, zyrtarët) 

• Menaxherët dhe stafi i agjensive vendase të zhvillimit dhe organet e energjisë 

• Menaxherët e OJF-ve 

• Përfitues të tjerë (grupe sociale): gratë, fëmijët, adoleshentët/studentët, njerëzit e moshuar, njerëzit me aftësi të kufizuara, etj.) 

Grupet e interesit 

 • Menaxherët e organeve të investimit 

• Fermerët 

• Kompanitë e drurit 

• Menaxherët e kompanive të energjive të rinovueshme 

• Komunitetet lokale të përfshira në zhvillimin lokal 

Objektivat kryesorë 

• Të analizohen tiparet e çdo territori (si për shembull burimet natyrore dhe njerëzore, si edhe peizazhi, tiparet kulturore dhe ekonomike, etj.), potenciali për prodhimin e biomasës nga pyjet, aktivitetet bujqësore, rrezatimi diellor dhe zonat në të cilat mund të kultivohen bimë fotovoltaike, kapaciteti i erës dhe ujit, si edhe kërkesa për energji vendase (duke përfshirë ngrohjen) 

• Bazuar në potencialin e mundshëm për prodhimin e energjive të rinovueshme, me anë të zbatimit të një sistemi mbështetës ndërkombëtar, të përpunohen plane teknike ekonomiko-financiare në zonë, për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm vendas në nivel ekonomik, social dhe mjedisor. • Të përforcohet qëndrueshmëria e zhvillimit vendas sipas proceseve për ndërtimin e kapaciteteve. Qëllimi është që katalogu i sipërpërmendur i mundësive të investimit të përpunohet dhe të ndahet me grupet e interesit (në tërësi operatorët lokal privatë dhe investitorët në energjitë e rinovueshme), institucionet publike si edhe me komunitetet lokale. 

• Të promovohet ndërtimi i kapaciteteve (duke vënë theksin mbi njohuritë dhe burimet njerëzore si “energjitë e rinovueshme më të fuqishme”), të adresohet tek grupet e politikanëve dhe zyrtarëve, të cilët duhet të fitojnë më shumë eksperiencë në planifikimin e integruar dhe qeverisjen e zhvillimit të zonave, bazuar në Partneritetin Privat Publik (PPP) dhe në lidhjen midis niveleve të ndryshme institucionale (rajonet, provincat, bashkitë) dhe zonave të ndryshme në rritje në rang rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Partneriteti përfshin një përzierje të balancuar të autoriteteve lokale, universitetit, agjensive të energjisë dhe zhvillimit, OJF-ve dhe dhomave të tregtisë të shpërndara në 9 shtete. 

Rezultatet e pritshme 

• Realizimi i skenarëve për potencialin e energjive të rinovueshme dhe impaktet socio-ekonomike në territore, bazuar në zbatimin e një sistemi mbështetës në vendimet e përbashkëta, i cili ndihmon administratën përkatëse të nxjerrë në pah potencialet dhe mundësitë, si edhe çështjet kritike, konfliktet, rreziqet dhe kërcënimet, të cilat mund të dalin nga zbatimi i strategjive lokale të zhvillimit bazuar në BER; • Përcaktimi i një modeli Ndërkombëtar të TERRE i lidhur me shfrytëzimin e qëndrueshëm dhe të balancuar të BER si një mjet për zhvillimin lokal, i cili do të përdoret për përgatitjen e planeve teknike dhe financiare lokale për të sjellë investime; 

• Modelimi i 12 planeve teknike-ekonomike-financiare të cilat adresojnë strategji dhe veprime për zhvillimin lokal bazuar në BER, në varësi të karakteristikave të territoreve në fjalë, si edhe në kriteret sociale dhe ekonomike të qëndrueshmërisë; 

• Çështja e një Katalogu Ndërkombëtar për Mundësitë e Investimeve mbi Energjitë e Rinovueshme për Zhvillimin Lokal, i cili, pasi të jenë analizuar çështjet kyçe të çdo plani lokal, përcakton mundësitë krahasuese të sinergjive dhe investimeve në BER për zhvillimin lokal; 

• Realizimi i investimeve pilote dhe veprimeve të aktivizuara për të ndërmjetësuar investimet dhe fondet e bazuara në strukturën e TERRE dhe në planet lokale, të cilët testojnë fizibilitetin e qasjes së përcaktuar nga projekti; 

 • Rritja e njohurive të administratave të përfshira dhe komuniteteve të tyre lokale me anë të organizimit të ndërtimit të kapaciteteve rajonale (rreth 500 njerëz të përfshirë) të fokusuar në rritjen e sensibilizimit si edhe në perceptimin e preferencave të grupeve të interesit, aspiratave dhe vizioneve të tyre, perceptimi i një vizioni transparent dhe të konflikteve të mundshme për shkak të shfrytëzimit të BER në zonat përkatëse të projektit, etj.; 

• Fal përdorimit të duhur të një sërë formave të komunikimit, përfshirja e 260.000 njerëzve, nga të cilët 15.000 ndikohen drejtpërsëdrejti nga mesazhi. 

Kjo qasje e TERRE mund të përcaktojë efektet afatgjata pozitive, sepse mund të kalojë pengesat ideologjike ndaj investimeve të impianteve të energjisë në të gjithë shoqërinë civile dhe mund të bind politikbërësit të investojnë në BER duke përshtatur modele dhe struktura bazuar në një qasje shumësektoriale, e cila çon përpara mbrojtjen e mjedisit dhe të peizazhit, si për shembull rishpërndarjen e drejtë dhe punësimin në shfrytëzimin e burimeve natyrore për qëllime të energjisë, mund të ketë impakte pozitive mbi punësimin në zonat e pashpresa, jo produktive dhe me një popullatë në rënie.